Kryeministri Rama sot në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i vendit, Edi Rama do të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet ditën e sotme, në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, me synimin të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit europian. Samiti i këtij viti do të bëjë së bashku 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”, ndërkohë që Kryeministri i Kanadasë Mark Carney, do të marrë pjesë si i ftuar në samit, duke shënuar herën e parë që një vend jo-europian merr pjesë në takim. Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet...
Burimi:
vizionplus.tv