Kryeministri Rama drejt Berlinit, pjesë e Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Kryeministri Rama drejt Berlinit, pjesë e Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore. Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Bllokut Lindor dhe me drejtues ekzekutivë (CEO) të kompanive më të rëndësishme të Europës Lindore. Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Në orën 18.30, Kryeministri Rama do të mbajë fjalimin kryesor në sesionin kryesor të Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor me temën: E ardhmja europiane e Shqipërisë,...