Kryeministri i Kroacisë Plenković mesazh për PD: Suksese Kuvendit dhe mbështetje për orientimin pro-evropian

Kryeministri i Kroacisë Plenković mesazh për PD: Suksese Kuvendit dhe mbështetje për orientimin pro-evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj. Në një video-mesazh, Plenković u shpreh se ka qenë i kënaqur që kishte pritur më herët në Zagreb kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë Forumit të IDU-së, ku siç tha ai u diskutua gjerësisht për aktivitetet dhe procesin e reformimit të partisë. Video mesazhi i kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç Të dashur miq, U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë. Patëm një bisedë...