Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin e telefonit: S’mund të bënin kontrolle në banesën time kur isha deputete
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur në gjykatë, ndërsa nuk do të mbrohet më nga avokati Kujtim Cakrani. Mbrojtësi i ri i tij është Bujar Musta, ish-gjyqtar i shkarkuar nga procesi i vettingut për probleme me deklarimin e pasurisë. Gjatë seancës, Meta pretendoi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Ndërkohë, gjyqtari Erion Bani deklaroi se sekretaria e gjykatës ka ndjekur procedurat për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, avokati i mëparshëm kishte refuzuar tërheqjen e tyre për shkak të pretendimeve mbi vulat e...
Burimi:
vizionplus.tv