‘Kriza demografike po vihet në harresë’/ Pedagogu nga protesta: Shqipëria po humbet të rinjtë
Në protestën e organizuar kundër dhunës së ushtruar nga policia dhe mungesës së transparencës së qeverisë lidhur me zhvillimet në Zvërnec, studiuesi shqiptar Prof. Shkelzen Hasanaj mbajti një fjalë publike ku ngriti një sërë shqetësimesh mbi situatën demografike, emigracionin, raportet me diasporën dhe rolin e institucioneve kushtetuese në Shqipëri. Duke u prezantuar si akademik shqiptar që jeton dhe punon në Romë, ku jep mësim sociologji, Hasanaj theksoi se fliste në cilësinë e studiuesit dhe qytetarit që ndjek me vëmendje zhvillimet në vend. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje diskursin mbi investimet strategjike dhe projektet afatgjata të zhvillimit, duke e lidhur atë me krizën demografike që po përjeton Shqipëria. Sipas Hasanajt, Shqipëria po përballet me një proces të theksuar shpopullimi, ku në shumë zona...
Burimi:
syri.net