Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin turistik të Jared Kushner në Zvërnec, si një nga projektet më të jashtëzakonshme që do të ndodhin në Europë, një projekt që sipas tij nuk ka si synim të shkatërrojë një vend të bukur por ta rigjenerojë atë. Në një intervistë për redaktoren e lajmeve ndërkombëtare në Channel 4 News, Lindsey Hilsum, insiston se projekti nuk synon të dëmtojë natyrën dhe se do të zbatohet sipas standardeve të Bashkimit Europian. “Ajo që u publikua në Instagram ishte thjesht një ngacmim. Projekti ka evoluar. Tani janë përfshirë arkitektë të nivelit më të lartë. Ky do të jetë një nga projektet më të jashtëzakonshme që do të ndodhin në Europë pas shumë kohësh. Nuk do të jetë ai që njerëzit imagjinojnë....
Burimi:
javanews.al