Kritikat e Trump/ ‘Bloomberg’: NATO mund të mos organizojë samit  në Shqipëri vitin që vjen

Kritikat e Trump/ ‘Bloomberg’: NATO mund të mos organizojë samit në Shqipëri vitin që vjen

“NATO po shqyrton mundësinë të heqë dorë nga samiti i saj vjetor vitin e ardhshëm, pjesërisht për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, i cili e kritikon shpesh aleancën, dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se vendi pritës, Shsqipëria, është një nga anëtarët që shpenzon më pak për mbrojtjen”. Kështu raporton agjencia e njohur Bloomberg. Sipas personave të njohur me diskutimet, gjatë kësaj jave, ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Ankara, është intensifikuar debati për t'u larguar nga praktika e organizimit të samitit çdo vit. Trump deklaroi se kishte ardhur në kryeqytetin turk vetëm për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, dhe e shfrytëzoi praninë e tij për ta nënçmuar edhe një herë aleancën ushtarake...