KPA rrëzon kërkesën e Artan Hajredinajt, mbetet në fuqi shkarkimi i ish-gjyqtarit të Lezhës
Ish-gjyqtari i Lezhës, Artan Hajredinaj, ka humbur edhe përpjekjen e fundit për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë, kjo sepse Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të mos pranojë kërkesën e tij për rishikimin e vendimit me të cilin u shkarkua përfundimisht nga detyra një vit më parë. Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz anëtare. KPA njoftoi se kërkesa e Hajredinajt për rishikimin e vendimit të 14 majit 2025 nuk u pranua, bazuar në nenin 498 të Kodit të Procedurës Civile. Më 14 maj 2025, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar në detyrë Hajredinajn,...
Burimi:
sot.com.al