Kos vlerëson reformat e Shqipërisë dhe Malit të Zi: Kryesojnë garën për anëtarësim në BE

Kos vlerëson reformat e Shqipërisë dhe Malit të Zi: Kryesojnë garën për anëtarësim në BE

Nga Universiteti i Freiburgut, Komisionerja Kos e projektoi Shqipërinë si shtetin e dytë kandidat pas Malit të Zi që do të anëtarësohet në BE. “Tani kemi një mundësi shumë realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet në vijim. Ende ka skepticizëm në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor se anëtarësimi në BE është me të vërtetë i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë, që është i dyti ne radhë, do të frymëzojë pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin të njëjtën rrugë”, tha Marta Kos. Kos theksoi se zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e anëtarëve të rinj në familjen evropiane, por edhe me shpërblimin e atyre shteteve që kanë demonstruar në vijimësi arritje në kryerjen...