“Korrupsioni, pengesë kryesore për integrimin”, Berisha: Nisma Rama-Vuçiç, jo standardi që ne synojmë
Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, “Sciences Po”, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, duke përmendur lehtësimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike. Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha kundërshtoi çdo ide për “integrim të diferencuar”, duke komentuar një qëndrim të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit mbetet anëtarësimi në BE. “Në diskutimin për ekonominë, theksova se praktika aktuale shpesh dekurajon pjesëmarrjen reale të kompanive europiane në tenderat publikë në Shqipëri. Kjo bie ndesh me frymën e tregut të përbashkët europian...
Burimi:
javanews.al