Korreshi nxjerr foton e bukës me kos: Si pacientët e Lushnjës e hani dhe ju mëngjesin zonja ministre? I përgjigjet ministrja Sala: Mos përdorni shëndetësinë për politikë

Korreshi nxjerr foton e bukës me kos: Si pacientët e Lushnjës e hani dhe ju mëngjesin zonja ministre? I përgjigjet ministrja Sala: Mos përdorni shëndetësinë për politikë

Në seancën e sotme plenare u mbajt interpelanca mes deputetit demokrat dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Deputeti demokrat nga foltorja tregoi fotot e bukës me kos, që sipas tij është mëngjesi i vetëm që konsumojnë pacientët e spitalit të Lushnjës. Ai ngriti gjithashtu mungesën e mjeteve thelbësore që duhet të ketë spitali. “Pyetja e parë për ju është a keni ngrënë mëngjes? Dhe unë po ju tregoj mëngjesin që hanë pacientët e spitalit në Lushnje. Në kuzhinë nuk është një kuzhiniere, por një infermiere, e keni thënë ju vetë. U verifikuan ambientet e spitalit Lushnje, ku thonë se kushte ishin të këqija si në kuzhinë ashtu edhe në lavanderi para 3 vitesh nga tre persona nga këta të auditimit. Tani po të them,...