Korreshi: Kryqëzimi në fshatin Savër burim aksidentesh! Shteti e ka mendjen të vjedhë
Korreshi: Kryqëzimi në fshatin Savër burim aksidentesh! Shteti e ka mendjen të vjedhë Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e rrezikshme të një kryqëzimi në zonën e Savrës, duke e cilësuar atë si një kryqëzim vdekjeje. Sipas Korreshit, në këtë segment rrugor kanë humbur jetën shumë qytetarë ndër vite, ndërsa situata vazhdon të mbetet e pazgjidhur pavarësisht rrezikut të lartë. Ai thekson se kryqëzimi ndodhet përpara zonës së njohur si pushimi i shoferit, duke e bërë atë edhe më problematik për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. Korreshi akuzon qeverinë për neglizhencë ndërsa shprehet se kjo e fundit ka synim vetëm të vjedhë dhe jo të zgjidhë situatat. “Kryqëzim vdekjeje edhe në Savër. Shumë jetë kanë humbur në këtë kryqëzim...
Burimi:
sot.com.al