Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…
Kryeministri Edi Rama në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, u shpreh se kjo rezidencë do t’u ofrojë studentëve një strehim më të arsyeshëm, që nuk do të rëndojë buxhetin familjar. “Kënaqësi që konkursi ndërkombëtar i radhës është postuar këtu në Durrës. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit që i përkasin kësaj hapësire të jetës akademike të vendit tonë. Jemi në një konkurs ndërkombëtar në vazhdën e dhjetëra konkurseve të tilla që janë shembull i ambicies sonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësi të jashtëzakonshme për zhvillime që ndryshojnë jo vetëm cilësinë e jetës së përdoruesve, por ndryshojnë edhe mënyrën e së ardhmes së një komuniteti. Kemi krijuar universitetin më të madh të...
Burimi:
opinion.al