Kongresi i Ligjit në Tiranë, Bonjaku: Shfaqe e bukur, vetëm për ligj nuk u fol
Ish-prokurori, Florjan Bonjaku, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus këtë të enjte, bëri një analizë të asaj se çfarë ndodhi në Kongresin e Ligjit që u zhvillua në Tiranë. Bonjaku tha se Kongresi i Ligjit ishte një shfaqje e bukur, por që vetëm për ligjin nuk u fol. Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Bonjaku tha se ishte një fjalim kontradiktor, duke pasur parasysh deklaratat e tij në raste të veçanta. Pjesë nga biseda: Borakaj: Rama tha se do të vijojë t’i qëndrojë kësaj drejtësie. Si e patë ju këtë Kongresin Botëror të Ligjit? Bonjaku: Si një shfaqje të bukur për t’u parë. Nuk kishte lidhje me deklarimet ligjore. Dëgjuam deklaratën e kryeministrit të kundërt me ato që ka...
Burimi:
vizionplus.tv