Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

Në shënimet e javës në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama renditi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, duke i lidhur me rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e qeverisjes. Ai i cilësoi këto zhvillime si pjesë e një procesi të pandalshëm reformash që po e afrojnë vendin me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Janë reforma dhe transformime që forcojnë institucionet demokratike, sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen,” u shpreh Rama. Një nga ngjarjet kryesore të javës ishte sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, i mbajtur në Tiranë. Kryeministri e cilësoi këtë si një moment historik për vendin, duke shtuar se, “Diçka e paimagjinueshme deri disa vite më parë, sepse kjo nuk...