Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Shqipëria hyn sot në Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet mbyllja e përkohshme e tre kapitujve të parë negociues. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X, e ka cilësuar këtë moment si rezultat të punës institucionale dhe angazhimit të vazhdueshëm në procesin e integrimit evropian. Hoxha ka renditur disa data kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke theksuar se më 14 korrik 2026 vendi hyn në një fazë të re të negociatave, pas mbylljes së përkohshme të kapitujve 25 për kërkimin shkencor, 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe 30 për marrëdhëniet me jashtë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Disa data kyçe që tregojnë historinë...