Kompeks vilash në Porto Palermo? Rama i përgjigjet gazetarit: E kanë bërë me ChatGPT, s’do të ketë asnjë ndërtim
Klevin Muka dhe Edi Rama TIRANË-Kreyministri Edi Rama ka reaguar pas një deklarate të gazetarit Klevin Muka, i cili me anë të video në rrjete sociale pretendon se në Gjirin e Porto Palermos do të ndërtohet një kompleks vilash dhe se shqiptarët nuk do të kenë më akses në atë zonë. Rama duke ndarë deklaratën e gazetarit, ka mohuar ndërtimet në zonë, ku thekson se është angazhuar personalisht që të mos ketë asnjë ndërtim, duke e shpallur monument të natyrës. Rama e cilësoi Mukën si një "agjitator të algoritmit", duke e akuzuar se ka fabrikuar informacion të rremë përmes ChatGPT. Edi Rama: Përshëndetje! Ju ftoj të shikoni shëmbëlltyrën e gjallë të një agjitatori të algoritmit! Sulm! Klevin Muka: Porto Palermo, një ndër plazhet më perlë në jug është privatizuar,...
Burimi:
zeri.ai