‘Komisioni Europian ngre alarmin’, BIRN: Kritika për sulmet ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

‘Komisioni Europian ngre alarmin’, BIRN: Kritika për sulmet ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës parlamentare ndaj hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë përbëjnë përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi drejtësinë dhe dëmtojnë besimin publik te institucionet. Komisioni ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi, por paralelisht ka kritikuar ashpër sulmet politike ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, duke i cilësuar ato si përpjekje për ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor. “Pezullimi nga detyra i një zyrtari të nivelit të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga pushteti...