“Komision bolshevikësh me Kushin e Ervin Hoxhën për të monitoruar situatën e Tërmetit”, satira e Gjekmarkajt: Qefserja në këputi shpirtin, Pirro mallkonte…
Kronika zbulon komplotin e Tezes ndaj Termesë dhe i fshin lotët Qefseres! Duhet të sqarojmë që në fillim se “Kronika” përpiqet të mbajë drejtësi dhe t’u shkojë gjërave në thelb! Prej kohësh, e venitura Teza ka filluar një fushatë për të dobësuar pozitat e Termesë në sytë e Babos! Të gjithë u habitën kur Babua iu hakërrye Termesë me fjalor harapçiu, se ai i shfaqi besnikëri sipas hierarkisë militare , si ushtari-komandarit! Disa thonin që Babua servilizmin nuk e do ashtu shqeto, sade, toptan e fshatçe, por të rafinuar me stil, ojna me metafora oksidentale! Po kjo nuk është e vërtetë, janë qiqra në hell. Babua e çmon shumë spontanitetin e tabanit popullor. Ai deshiron kënge e ligjerime!Ju e kujtoni kur Termeja i nxirrte grupin...
Burimi:
top-channel.tv