Koçiu takim me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill, te pallati i djegur i kompleksit “Arlis” pranë “Farmacisë 10” në kryeqytet, ku është takuar me banorët. Gazetarja Ermelinda Hoxha tha në një lidhje për Klan News se përveç Koçiut kanë qenë të pranishëm në këtë takim edhe përfaqësues të firmës “Arlis Construction”. Ky takimi i parë që është zhvilluar me banrët e pallatit të djegur, pasi të paktën deri ditën e djeshme ata thanë që s’kishin patur kontakte. Gazetarja Hoxha tha se përfaqësuesit e kompanisë iu thanë banorëve nga afër që do marrin përsipër ndërtimin jo vetëm 100% të fasadës, por edhe të dëmeve që kanë. Banorëve do iu kërkohen dokumentet e pronësisë. Nuk dihet sa kohë do zgjasë kjo periudhë e dorëzimit...
Burimi:
javanews.al