Koçeku ironizon Ramën: Në vend të flamingove, vendos kullën që ngjan me fytyrën tënde
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar edhe sot ndaj kryeministrit Rama i cili ka ndryshuar foton e profilit dhe cover-in në Facebook, në flamingo me qëllim të qartë manipulimin e imazhit personal në rrjetet sociale. Ndryshimi vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga protestat masive, të cilat tashmë quhen “Revolucioni i Famingove”. Në vend të flamingove, Koçeku i sugjeron të vendosë kullën në qendër të Tiranës, mbrapa Pallatit të Kulturës, e emërtuar “Tirana Rock”. Kulla e cila nisi si simbol i Skënderbeut pas ndërtimit fasada ngjason më shumë me kryeministrin Edi Rama sesa me Skënderbeun. “Mund t’ia sugjeroni për foto profile” shkruan Koçeku duke i kujtuar se ajo çfarë bëri Rama në mandatet e tij të qeverisjes nuk ishte mbrojtja e natyrës...
Burimi:
syri.net