Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

I ftuar në Euronews Albania, deputeti i PS-së Blendi Klosi ka folur lidhur me protestën e cila sot është në ditën e 46-të të saj. Gjithashtu ai është ndalur mbi situatën politike në Shqipëri, si dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore. Klosi u shpreh se protesta ka marrë tashmë një drejtim të qartë politik, duke shtuar se kjo do ta bëjë më të lehtë dialogun me përfaqësuesit e saj. Sipas deputetit socialist, protesta po identifikon drejtuesit dhe kërkesat e saj, duke u shndërruar në një debat politik. “Me sa duket protesta po merr qëndrim të pastër politik dhe kjo do të lehtësojë dialogun me politikën e përfaqësuar nga protestuesit. Pra, më në fund do të shfaqen kush drejton, kush do paraqitet në emër të tyre, do...