Klevis Balliu denoncon radhët për pensionistët: Shërbim i papranueshëm nga Bashkia e Tiranës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar për pensionistët në Tirana, duke e cilësuar të papranueshme pritjen e gjatë në radhë për pajisjen me abone autobusi. Sipas Balliut, qytetarët e moshuar po detyrohen të presin me orë të tëra për një shërbim bazë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka një numër të lartë punonjësish. “Është e papranueshme që pensionistët të trajtohen në këtë mënyrë. Bashkia ka rreth 11 mijë punonjës dhe nuk arrin të hapë disa sportele shtesë për t’u shërbyer qytetarëve,” është shprehur ai.
Burimi:
syri.net