“Këto nuk janë zgjedhje”, Zogaj fshikullon rikonfirmimin e Berishës kryetar: Akte që e zvogëlojnë PD-në
Analisti Preç Zogaj u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se procesi që do të mbahet të shtunën për të rikonfirmuar Sali Berishën në krye të PD-së, nuk mund të quhet zgjedhje dhe tha se ai po shkon për t’u rikonfirmuar duke shkelur statutin për veten dhe në dëm të rivalëve. “Këto nuk janë zgjedhje. Nuk e kam kuptuar ku do të dalë Berisha me këto që po bën. Po shkon për t’u rikonfirmuar duke shkeluar statutin në favor të vet, dhe duke zbatuar nene që nuk ekzistojë për ata që kanë dashur të kandidojnë. Nëse kemi parë, në PD gara s’ka patur. Gara e parë dhe e vetme ka qenë në vitin 1991 Neritan Ceka përballë Sali Berishës. Kjo është që thirren...
Burimi:
javanews.al