Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje

Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Burime nga kuvendi i thanë gazetarit Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në krah të tij të jetë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko. Kjo do të thotë se ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një betejë të fortë në këtë këshill ku do të argumentojnë përse duhet të arrestohet numri dy i qeverisë.