Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është diskutuar një ndryshim në drejtimin e këtij organi, ku kryetari aktual Edi Paloka pritet të mos vazhdojë në detyrë. Gjatë mbledhjes, Sali Berisha deklaroi se ka propozuar që drejtimi i Këshillit Kombëtar t’i besohet një gruaje, duke hapur garën mes dy kandidateve. “Kam menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohet nga një zonjë. Propozoj Julia Emili dhe Silva Hasa”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.