Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Këshilli i Mandateve vendos nesër për imunitetin e Ballukut, Këlliçi zbulon detajet: Në seancë do të jetë dhe…
Në seancën e së premtes të Këshillit të Mandateve që do të mbahet në orën 10.30 të ditës, do të jetë prezent dhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho. Lajmi është pohuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili tha se krahas Brahos do të jenë dhe prokurori i çështjes, Dritan Prençi dhe prokurorja Dorina Bejko. Duket se dita e parë në detyrë e kreut të ri të SPAK, do të jetë përballja në Kuvend, duke argumentuar arsyet për arrestimin e Ballukut