Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Mazhoranca thirri Këshillin e Integrimit Europian, por në ditën kur opozita organizon protestën e radhës kombëtare. Demokratet nuk u paraqiten ne mbledhje ndersa Taulant Balla e quajti kete vetëpërjashtim. Në mungesë të opozitës në takimin e raportimit të kryenegociatores, Komisioneve dhe Institucioneve nuk ishte as ambasadori i BE-se Silvio Gonzato. Ndërkohë Balla deklaroi se negociatat e anëtarësimit nuk kanë ngecur dhe se pritet të mbyllen në fund vitit 2027. “Ajo që bie në sy është ambicia e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe njeh progresin e shpejtë të bërë në vitet e fundit. Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse objektivi ynë nuk trajtohet më si një dëshirë politike abstrakte, por si një synim realist, i mbështetur mbi...