Kërkesat e protestusve/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve, kërkon dorëheqjen e Ramës
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore që parashikon shfuqizimin e katër ligjeve, të cilat sipas opozitës cenojnë interesin publik dhe bien ndesh me standardet e integrimit europian. Paketa përfshin ligjin për Investimet Strategjike, ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjin për Paketën e Maleve dhe disa dispozita të ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se nismat sjellin në Kuvend shqetësimet e qytetarëve dhe organizatave që protestojnë dhe kundërshtojnë, sipas tij, favorizimin e interesave private në dëm të natyrës, trashëgimisë kulturore dhe pasurive publike. Bardhi i bëri thirrje mazhorancës t’i mbështesë këto propozime dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË...
Burimi:
syri.net