“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist në QUO VADIS: Shqetësimet e qytetarëve janë edhe tonat!

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist në QUO VADIS: Shqetësimet e qytetarëve janë edhe tonat!

Qytetarët prej 47 ditësh vijojnë protestën para Kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë. I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, deputeti socialist Ermal Paca u shpreh se protesta ka shërbyer për të treguar se demokracia në vend funksionon. Sipas tij, shqetësimet e qytetarëve janë legjitime, por kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nuk është më një kauzë qytetare, por një objektiv i partive politike. “Protesta na ka bërë të kuptojmë sa demokracia është funksionale në këtë vend. Në anën pozitive, kjo e konsolidoi demokracinë. Shqetësimet e qytetarëve nuk janë vetëm të atyre në shesh, janë edhe tonat. Ajo ku ndahemi ne është dorëheqja e Ramës, sepse kjo s’është më shqetësim, është një projekt i partive politike që thonë: “Ik ti, të...