Kërkesa për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha i bën thirrje gjykatës: Mos u ndiko nga akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi

Kërkesa për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha i bën thirrje gjykatës: Mos u ndiko nga akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi

Edhe kreu i PD Sali Berisha ka dënuar ashpër kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit. Sali Berisha: Prokuroria në Hagë paraqiti sot aktakuzën ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës! Të dashur miq, sot prokuroria speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuzat më të rënda dhe kërkoi vite burg për më shumë dekada, rreth dy shekuj të marrë së bashku, për udhëheqësit më kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës.Duke qenë i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe ndaj cilitdo që e ka kryer atë, dhe pasi kam ndjekur me vëmendje...