Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos
Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje të Ramës, protesta vijon prej disa orësh në sheshin kryesor të Tiranës. Protestuesit kanë ngritur dhe kartonat jeshilë, duke dhënë kështu ‘ok’ që Rama të japë dorëheqjen. Me një tubim që nisi në orën 18:00 dhe vijon prej më shumë se katër orësh, me mijëra janë derdhur në rrugët e kryeqytetit, ndërsa vijojnë tubimin në disa zona, ku ata marshojnë.
Burimi:
javanews.al