Këlliçi mbron referendumin në PD:  Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

Këlliçi mbron referendumin në PD: Edhe PPE zgjedh me kandidat të vetëm, s’po zgjidhet Papa

Në një ditë ku shumëkush ironizonte referendumin me kandidat të vetëm në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi vendosi të ulë në tokë “skeptikët” dhe t’u kujtojë atyre se bota nuk nis e mbaron në Tiranë.Sepse, sipas tij, zgjedhje të tilla ndodhin kudo në Evropë. Madje edhe në zemër të Partisë Popullore Evropiane, aty ku Manfred Weber u zgjodh dhe më pas u rikonfirmua në krye të PPE-së përmes një procesi me kandidaturë të vetme. Pra, mesa duket, problemi nuk qenka fakti që gara ka vetëm një kandidat. Problemi është se në Shqipëri, për çdo proces të tillë, ndërtohen drama ekzistenciale, dokumentarë moralë dhe analiza sikur po zgjidhet Papa.Këlliçi, i cili votoi në njësinë numër 10 së bashku me familjen, e quajti procesin “tejet transparent” dhe kujtoi...