Katër skenarët e PS për reformën territoriale
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të shtunë mësohet se u prezantua për herë të parë puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Mësohet se mesazhi hapës ishte se Shqipëria e vitit 2025 nuk ka më të njëjtën hartë demografike me atë të vitit 2014 kur u bë reforma e parë. Prezantimi u ndërtua rreth tetë kapitujve të sfidave, që përbëjnë bazën analitike të gjithë procesit. Kapitulli i parë trajtoi dinamikat demografike dhe territoriale, faktin që popullsia lëviz, përqendrohet në qendrat urbane, ndërsa zonat periferike po humbasin forcën punëtore. Formulat e financimit nuk e pasqyrojnë këtë realitet të ri dhe bashkitë bregdetare përballen me presion sezonal që modeli aktual nuk e njeh. Kapitulli...
Burimi:
sot.com.al