Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë bilancin e katër muajve të parë në detyrë, duke vlerësuar se Shqipëria gëzon sot reputacionin më të mirë ndërkombëtar në historinë e saj. Në një reagim në rrjetin social X, ai thekson se vendi është më i respektuar nga partnerët dhe aleatët, ndërsa shprehet se Shqipëria ndodhet në prag të realizimit të objektivit strategjik, anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Postimi: Një përfundim që nuk le vend për mëdyshje. Pas afër katër muajsh në detyrë, kohë gjatë të cilës kam takuar dhe biseduar me të gjithë homologët e mi në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në rajon dhe në mbarë hapësirën evropiane; pasi kam zhvilluar qindra takime me zyrtarë, diplomatë, gazetarë, ekspertë dhe studiues që ndjekin...