Karakaçi i përgjigjet opozitës në Kuvend: Nuk kemi mungesë karburantesh
Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure. Kështu u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi gjatë interpelancës në Kuvend, të kërkuar nga deputeti demokrat Enno Bozdo. Sipas tij qeveria po punon për një kuadër të ri ligjor që synon kalimin e menaxhimit të rezervës së sigurisë nga operatorët tregtarë tek institucionet shtetërore. “Për qeverinë shqiptare, siguria energjetike është shumë e rëndësishme, sepse është pjesë e sigurisë kombëtare. Masat e marra janë shumëplanëshe dhe është ngritur Bordi i Transparencës që mbron konsumatorin final”, u shpreh Karakaçi. Ai tha se është ngritur një grup pune për verifikime në terren mbi rezervat e sigurisë në shoqëritë e tregtimit të hidrokarbureve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. “Është ngritur grupi i punës që ka për detyrë të kryejë...
Burimi:
opinion.al