Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit
Në një kohë kur Ballkani Perëndimor flet shpesh për integrim evropian, por më rrallë për rezultate konkrete, mesazhi nga Samiti Adria Future në Tivar ishte i drejtpërdrejtë: pa bashkëpunim real rajonal, rruga drejt BE-së mbetet vetëm në letra. Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, theksoi se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit nuk është luks politik, por kusht për t’u marrë seriozisht nga Brukseli. Sipas tij, në një klimë të fragmentuar gjeopolitike dhe me pasiguri ekonomike në rritje, vendet e Ballkanit duhet të zgjedhin koherencën dhe jo izolimin. “Rruga drejt BE-së kalon përmes oborrit të fqinjit,” tha Kapetanoviç, duke e përkthyer integrimin në një test praktik bashkëpunimi dhe jo në një garë deklaratash. Fokusi, sipas tij, duhet të zhvendoset nga retorika te...
Burimi:
javanews.al