Kaosi në juglindje, Zusi: Qeveria të nxjerrë akt normativ urgjent për të kompensuar bizneset e prekura
Kreu i Shoqatës së Eksportuesve dhe ekspert për sigurinë ushqimore, Alban Zusi, në emisionin KUSH PAGUAN me moderatoren Klaudja Karabolli, theksoi nevojën për masa të menjëhershme për të kompensuar bizneset e prekura nga rritja e kostove nga situata e rënduar e infrastrukturës rrugore në juglindje. Sipas Zusit, duhet të nxirret një akt normativ me fuqi ligjore, që kompenson bizneset mbi bazë vetëdeklarimit, duke parashikuar penalizime për ata që gënjejnë. Ai argumentoi se shumë biznese, veçanërisht nga Korça, po humbasin konkurrueshmërinë dhe mund të dalin nga tregu për shkak të kostove të larta të transportit, që në disa raste janë dyfish ose trefishuar. “Minimalisht nuk duhet t’i nxjerrim nga tregu këto lloj biznese dhe të demotivojmë njerëzit që punojnë me struktura akomoduese,” tha Zusi, duke theksuar...
Burimi:
syri.net