Kallas: BE ka kapacitet të pranojë Shqipërinë, zgjerimi në rajon do të përshpejtohet
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke veçuar Shqipërinë për hapat e rëndësishëm të ndërmarrë drejt anëtarësimit në BE. Në një intervistë për agjencinë boshnjake të lajmeve, Kallas u shpreh se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian pritet të përshpejtohet, ndërsa integrimi i vendeve kandidate mbetet një prioritet strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e kontinentit. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian ka kapacitetin për të pranuar vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, duke nënvizuar se zgjerimi duhet të shihet si një proces gjithëpërfshirës për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush....
Burimi:
ntv.al