Kalendari i Punës/ PD nis procesin për ndryshimet statutore, vendimi final më 30 maj në Kuvendin Kombëtar
Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e sotme, 1 Maj, metodologjinë e punës dhe kalendarin për hartimin dhe prezantimin e propozimeve të reja. Këto ndryshime synojnë riformatimin e rregullave të brendshme të partisë, me fokus rritjen e efikasitetit të strukturave drejtuese dhe përmirësimin e funksionimit organizativ. Sipas planit të miratuar, procesi do të zhvillohet në disa faza të përcaktuara. Fillimisht, nga 1 deri më 10 maj 2026, të gjithë anëtarët e partisë, përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar, Grupin Parlamentar dhe Kuvendin Kombëtar, do të kenë mundësinë të paraqesin propozime konkrete për ndryshime apo përmirësime në statut. Po ashtu, edhe anëtarët e vetë Grupit të Punës duhet të dorëzojnë me shkrim sugjerimet e tyre. Në fazën e dytë, nga...
Burimi:
javanews.al