“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ku PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus. Manjani përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Strasburg i ka krahasuar si skena qesharake fëmijësh. Sipas tij, në kuptimin kushtetues dhe ligjor, Parlamenti i çdo vendi anëtar ka më shumë peshë dhe rëndësi sesa Parlamenti Europian, duke i cilësuar këto debate si “të kota” në planin institucional. Manjani thekson se ky debat nuk ndikon në ecurinë e integrimit, pasi as negociatat nuk bllokohen dhe as ndihmat e Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk ndalojnë për shkak të këtij komisioni. “Parlamenti jonë ka më shumë vlerë sesa Parlamenti Europian...