Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

Kafazi në gjykatë, Meçe: Personat që s’përbëjnë rrezikshmëri shoqërore, nuk duhet të qëndrojnë

I ftuar në “NewsLine” në ABC News, analisti Arben Meçe theksoi se çështja e paraburgimeve ishte bërë shqetësuese. Gjatë intervistës, Meçe komentoi edhe debatin lidhur me kafazin e qelqtë në gjykatë. Analisti Meçe gjatë fjalës së tij, theksoi se personat që nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore nuk kanë përse të vendosen në kafaz. “Avokatët kanë në dorë një dokument që vendos me shpatulla pas muri prokurorin dhe avokati sëbashku me këtë dokument marrin rëndësi sepse e detyrojnë që të mos shkohet menjëherë të paraburgimi. Pra tashmë kryesore është që kjo praktikë është në dorë të trupave, avokat, prokuror e gjyqtar. Unë më tepër e shoh në dorë të avokatit. Këtë gjë nuk dua ta interpretoj politikisht e shoh si gjënë më pozitive, sepse paraburgimi ishte bërë...