“Ka tre vjet që shmang interpelancat dhe i delegon!”, Bardhi akuza Ramës: Të anulohet derisa të vijë e të japë llogari
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se jo vetëm i shmanget prej 3 vitesh interpelancave të kërkuara nga opozita në Kuvend, por edhe shkel hapur Kushtetutën duke i deleguar ato te persona që nuk kanë asnjë kompetencë. Ai kërkoi prezencën e kreut të ekzekutivit në parlament dhe dhënien e llogarisë për problematikat e ngritura dhe skandalet ku zyrtarët e lartë janë përfshirë. Bardhi i kërkoi nënkryetares Klodjana Spahiu që ta anulonte interpelancën e kërkuar nga PD dhe ajo të zhvillohej vetëm kur Rama të vinte në Kuvend. Ai e krahasoi situatën me një procedurë hetimore, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të transferohet te përfaqësues të tjerë. “Pa dashur ta fyej ministren Ismaili, por është njëlloj sikur të...
Burimi:
javanews.al