“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!
Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, denoncoi garën fiktive në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha nuk pranon asnjë kandidat. Salianji u tregua mjaft i ashpër, duke deklaruar se Berisha “ka nevojë për psikiatër”, ndërkohë që e quajti të braktisur nga demokratët dhe pengesa kryesore për rrotacionin politik. “Është në gjendje të rënduar psiko-emocionale. Edhe pse është doktor vetë, ka nevojë të vizitohet te psikiatri. Mund të qeshim por nuk ka politikë dhe demokraci, jemi në regjimin Rama-Berisha. Shikoni qesharakëzimin përtej çdo imagjinate, del dhe flet për garën, por Sali Berisha është kandidat, thotë përjashtoj kandidatët e tjerë në garë. Ka ngritur gjasme një komision, që e quan KOKE, ky komision duhet të thoshte kandidatët nuk plotësojnë kriteret. Vetë Saliu...
Burimi:
javanews.al