“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën
Akuzave publike të Sali Berishës për lidhje me eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-deputeti Ervin Salianji i përgjigjet me vetëm një argument: ‘Ke frikë nga gara’. I ftuar në Albania NewsCast me Arbër Hitaj, ish-deputeti Salianji thotë se Sali Berisha ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe po e përdor atë vetëm për interesin e tij personal. Kujdeset t’i kujtojë edhe non gratën nga Britania e Madhe, e cila e ka sanksionuar Berishën për lidhje me krimin e organizuar dhe e pyet publikisht se përse nuk thotë asnjë fjalë për biznesmenin në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. “Berishës i intereson vetëm pushteti personal. E ka pronë. E përdor për llogari të vet. Ai thotë më hyrë këtu, të gjuaj me armë. Janë kufij këtu, ç’punë...
Burimi:
javanews.al