Julia Emiri në Kuvendin e PD: Thirrje për angazhim qytetar dhe mbrojtje të vlerave publike
Aktorja Julia Emiri, aktiviste për mbrojtjen e Teatrit, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.Emiri u shpreh se çdo qytetar duhet të marrë pjesë aktive në vendimmarrje dhe të mos lejojë që interesi i pakicës të përcaktojë fatin e vendit.Ajo nënvizoi nevojën për përgjegjësi qytetare dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikat që ndikojnë jetën dhe të ardhmen e komunitetit. Përshëndetje, shqiptarë që jeni këtu në sallë, jashtë kësaj salle, jashtë Shqipërisë, kudo që jeni. Nuk e di nëse e keni pyetur veten, si unë, për këtë vend të vogël, për këtë vend të çuditshëm siç është Shqipëria, se çfarë e mban që të jetë i përjetshëm. Çfarë e mban këtë komb që...
Burimi:
syri.net