Ju flet Tirana apo Moska?

Ju flet Tirana apo Moska?

Nga Genc Burimi  Taulant Balla, si në rolin e një Kujdestari të famshëm të një filmi të realizmit socialist, ka vendosur të vihet në ballë të mbrojtjes së një sistemi gjithnjë e më të kontestuar nga shqiptarët. Kjo është e drejtë e tij. Por jo duke shkelur me të dyja këmbët parimet e proporcionalitetit që i kërkohet të respektohen jo vetëm drejtësisë, por edhe deputetëve. Përtej sharjeve monstruoze si “mbetje” apo “kriminelë” të të gjithë qytetarëve pa përjashtim që protestonin në të drejtën e tyre para Kuvendit me metoda që nuk mund të mos konsiderohen si perëndimore, si vezët dhe mielli (në Perëndim i preferojnë tortat e gatshme), kryedeputeti i Ramës, ashtu si shefi i tij, nxori edhe artilerinë e rëndë putiniste. Ai deklaroi para...