Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

Jonaid Myzyri, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duket se ka shpërfillur plotësisht presionin e hetimeve të SPAK, duke vijuar me skemën e njohur të skualifikimit të ofertave më të ulëta për të shpallur fitues oligarkët e preferuar. Pas përplasjes së fundit ku tenderi për pastrimin e bregdetit iu dha Shkëlqim Fushës, Myzyri ka përsëritur të njëjtin mekanizëm edhe me një tjetër kontratë me vlerë 1.1 milion euro, këtë herë në favor të biznesmenit Arbër Abazi. Bëhet fjalë për procedurën e pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë dhe Pogradec. Në këtë tender, bashkimi i kompanive “GREEN RECYCLING”, “Pastrime Silvio”, “RADA OIL INDUSTRY” dhe “Unieuro sh.p.k” ofroi një çmim 227 milionë lekë më të ulët se fituesi i shpallur....