Java Politike/ Përplasjet në PS, 2 marrëveshje dhe zgjedhjet për kryetar të PD-së

Java Politike/ Përplasjet në PS, 2 marrëveshje dhe zgjedhjet për kryetar të PD-së

TIRANË- Java e fundit e prillit nisi me debatin mes Kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropali në mbledhjen e socialistëve me dyer të mbyllura. Sipas burimeve në mbledhje, Rama kritikoi ashpër Spiropali për qëndrimet e saj publike, duke i vendosur ultimatum për përjashtim nga partia. Nuk ka vonuar edhe përgjigja publike e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, e cila zgjodhi të reagojë në rrjetet sociale duke shkruar: "Më përjashto". Referuar reagimeve dhe qëndrimeve të saj të mëparshme ndaj partisë dhe qeverisë, Spiropali sqaron se ka ngritur shqetësime për ndarjen e partisë nga shteti, rrezikun e zëvendësimit të politikës me administrimin dhe për një logjikë kontrolli që sipas saj dëmton përfaqësimin politik. Kryeministri Edi Rama priti të martën në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadoren...