‘Janë ngritur kundër qeverisë me të drejtë’, Berisha: PD nuk e ka thirrur protestën, por e mbështet

‘Janë ngritur kundër qeverisë me të drejtë’, Berisha: PD nuk e ka thirrur protestën, por e mbështet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Berisha e nisi fjalën e tij me pjesëmarrjen në konferencën e Partive Popullore Europiane (PPE), ku tha se në Sarajevë ka treguar mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara kundër qeverisë. Ai është shprehur se në konferencë ka denoncuar edhe gjuhën e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve. Ndër të tjera, ka thënë se kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por kjo parti qëndron në mbështetje të kërkesave të protestuesve. “Dhjetëra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit me kërkesa të drejta. Dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë në shkelje të Kushtetutës, për mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e mjedisit. Denoncova gjuhën e Edi Ramës ndaj...